Fotot/ Muralja e Tiranës përzgjidhet në listën e 100 më të mirave në botë për 2022

Fotot/ Muralja e Tiranës përzgjidhet në listën e 100 më të mirave në botë për 2022

Një prej muraleve të Tiranës është përzgjedhur ndër 100 më të mirat e botë! Muralja me titull “Perceptimi 2,0” realizuar nga artisti zviceran Fabian Florin, ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe tashmë është në garë për vendin e parë, si muralja më e mirë në gjithë botën.

Çdo vit, në kryeqytetin shqiptar organizohet “Mural Fest Tirana”, një prej festivaleve më të veçanta të artit. Kjo traditë është nismë, e drejtorit të Agjencisë së Dekorit, Henril Çule, kuruar nga piktori dhe artisti shqiptar, Helidon Haliti.

Street Art Cities ka përzgjedhur 100 muralet më të mira dhe ka hapur votimin për fituesin. (Infot mbi votimin https://blog.streetartcities.com/best-street-art-of-2022-53b6599971f1)

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë. Pjesë e kësaj platforme janë 1100 qytete nga 93 shtete me mbi 40 mijë vepra arti. 

Shihni foton e murales në Tiranë që po garon për të qenë më e mira në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy