Zgjedhjet e 2025-ës/ Mediu: Më e rëndësishme marrëveshja brenda opozitës, se sa ajo me Ramën! Jemi të vonuar për të pasur qëndrim të përbashkët (VIDEO)

Zgjedhjet e 2025-ës/ Mediu: Më e rëndësishme marrëveshja brenda opozitës, se sa ajo me Ramën! Jemi të vonuar për të pasur qëndrim të përbashkët (VIDEO)

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu foli në MCN Live mbi disa çështje të rëndësishme politike, të tilla si projektligji për dezinformimin, reforma zgjedhore, si dhe procesin “Gërdeci”. Duke folur mbi procesin gjyqësor ndaj tij, Mediu tha se po kthehet në një lloj akti politik, ku po përdoret edhe një “propagandë politike”. Lidhur me zgjedhjet e vitit 2025 Mediu tha që marrëveshja e brendshme e opozitës është më e rëndësishme se marrëveshja me Ramën.  

Edhe ky po kthehet në një lloj akti politik. Që kur ka nisur procesi Prokuroria duhet të kërkonte nga dëshmitarët çfarë do faktojnë për akuzën. Kjo turma e njerëzve që dalin në ekrane të nxitur nga interesa politike, është bërë më shumë se e neveritshme. Liria e mediave u ka dhënë zë edhe atyre që s’dinë, apo në mënyrë të qëllimshme deformojnë. Në fazën e djeshme diskutuam për provat shkresore. Besoj që në një proces normal, Prokuroria duhet të faktojë se ku ka shkelje të ligjit, apo veprime subjektive nga ana e ministrit. Besoj se çdo akt ekspertimi apo shkresë duhet të faktojnë subjektivitetin e veprimeve të ministrit, apo shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Me gjyqe të lagjeve, gjyqe të mediave, kjo është një histori e komunizmit. Se kam dëgjuar absurditete nga më të ndryshmet. Kam dëgjuar gjëra që s’kanë të bëjnë fare me procesin. Duhet që të justifikohet çdo veprim i padrejtë përmes një propagande mediatike. Çdo akt i imi ka qenë në përputhje me ligjin, nuk ka asnjë akt dhe marrëdhënie të njëanshme. Unë përgjegjësinë morale e kam marrë kur ndodhi ngjarja, kam dhënë dorëheqjen, kam lëshuar imunitetin. Ndërsa sot flitet që sot s’ka asnjë lloj përgjegjësie, se e kanë ata poshtë nesh, etj. etj”.

Mediu tha që opozita duhet të jetë e pranishme në diskutimet mbi projektligjin për dezinformimin, për t’i dhënë procesit drejtimin e duhur. Ai theksoi se është e domosdoshme që Shqipëria të ngrejë një strukturë permanente për sigurinë.

Qëndrimi im pro një projektligji të tillë është se e shoh në planin e sigurisë kombëtare. Ky është një shqetësim i ngritur në BE dhe NATO. Për sa kohë që jemi anëtarë të NATO-s dhe partnerë të BE-së,  mendoj që ne duhet të ecim në të njëjtën rrugë dhe duhet të krijojmë të gjitha mundësitë e koordinimit rreth kësaj çështje.  Dezinformimi i ka bërë shoqëritë tona më vunerabël dhe të ndikueshme, dhe ka rritur tendencat autoritariste të qeverive, duke përdorur elemente të tilla të dezinformimit, duke ushtruar kontroll mbi jetën e qytetarëve. Kjo duhet të jetë një vëmendje që duhet ta ketë patjetër edhe opozita dhe shoqëria shqiptare. Ky është një shqetësim real, dhe ne duhet që në këtë proces të kemi në konsideratë patjetër lirinë e medias. Por ka rrjete nga më të ndryshme social që s’janë në kontrollin e shtetit shqiptar. Ka edhe efekte të tjera të ndikimit malinj, si nëpërmjet investimeve, këto kompani offshore shpesh herë na dalin që kanë lidhje me vende si Kina, Rusia, prandaj ne duhet të ndërtojmë firewalls. Ne jemi nën sulm nga Rusia dhe dezinformomi është një nga mjetet e luftës, që ushtron jo vetëm Rusia, por edhe Kina dhe Irani. Çështja e sigurisë s’është domen i qeverisë, por interes kombëtar, ku mund të përfshihet edhe opozita. Duke qenë prezent mund t’i japim procesit drejtimin e duhur, duke bojkotuar nuk i japim drejtimin e duhur.

Në çështjet e sigurisë ne jemi shumë spontan, pa një analizë të thellë. Kam ngritur domosdoshmërinë e ngritjes së një strukturë permanente për sigurinë. Në mënyrë që në këtë çështje të mos ecim rrëmujë, apo sipas interesave të pushtetit dhe qeverisë”.

Lidhur me zgjedhjet e vitit 2025 Mediu theksoi rëndësinë e  një qëndrimi të përbashkët nga opozita, duke shtuar se janë të vonuar në këtë drejtim.

Ndihem keq si opozitar që ne debatin e bëjmë në media dhe nuk ulemi njëherë për të parë ku i kemi të përbashkëtat dhe dallimet. Do ishte e nevojshme në radhë të parë që të diskutoheshin propozimet në nivel teknik, dhe më pas të merrnim edhe vendim politik. Komisioni i ndërtuar s’janë ofiqe të individëve të veçantë. Kush nuk ka kuptuar nevojën për një qëndrim të përbashkët, mundësisht një koalicion të përbashkët opozitar, nuk ka kuptuar si fitohen zgjedhjet. Dhënia e mandatin qytetarëve është domosdoshmëri për listat e hapura. Duhet një qëndrim i përbashkët. Opozita është shumë e vonuar për të pasur një qëndrim të përbashkët. Veprimet mazhoranca s’i ka të paqëllimshme. Ai opozitar që nuk kupton që e para është dakordësia opozitare, marrëveshja brenda opozitës, më e rëndësishme se dakordësia me Ramën, e ka parë në interes të ngushtë politik apo personal. Është mjerane po të ndodhë kështu. Kemi një diskutim të qartë brenda deputetëve për të pasur një platformë. Niveli teknik duhet të përfaqësohet sa më gjerë. Kam propozuar që z.Madhi që ka një eksperiencë 30-vjeçare, të jetë pjesë e teknikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy