Kimisti Ademi: Varianti Covid i Brazilit dhe Afrikës së Jugut, më shqetësues se varianti britanik

Kimisti Ademi: Varianti Covid i Brazilit dhe Afrikës së Jugut, më shqetësues se varianti britanik

Me shtimin e varianteve të reja të Covid, situata me të infektuarit e rinj, bëhet më shqetësuese, thotë përmes Skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, kimisti nga Maqedonia e Veriut, Egzon Ademi. Sipas tij, zgjatja e pranisë së antitrupave pas infektimit, varet nga variantet e Covid. 

“Në këtë aspekt varet se cili variant, janë variant britanik, ai i Afrikës së Jugut, dhe ai i Brazilit, këto dy të fundit përbëjnë mutacione të përbashkëta në zonën receptore me organizmin e njeriut dhe janë tre mutacione te këto variante që janë shqetësues. Edhe antitrupat që dalin nga vaksinat kanë treguar një reduktim, vaksinat ndikojnë njejtë te ai i Brazilit, kurse te vakinat tjera më pak. Ende nuk dihen antitrupat që fitohen në mënyrë natyrore te varianti i Afrikës së Jugut”.

Ademi thotë se në Maqedoni është arritur të bëhet dedektimi i rasteve të reja me varintin e ri britanik, kurse lidhur me këtë variant në Shqipëri, ai thotë se ekzistojnë, por duhet berë dedektimi i tyre.

“Ende nuk ka nisur vaksinimi në Maqedioni, se skanë mbërritur vaksinat, por të parat që do vinë do jenë ato kineze, pasta Astrazeneca dhe 10 mijë doza paralajmërohet se do vinë nga Phizer. Në Maqedoni dedektimi i tyre bëhet në vend nga të gjitha laboratërët që po punojnë për covid që kanë kapacitete për variantin britanik, po analizohen izolatet e dalë pozitiv më parë edhe të atyre të shëruar.

Në Shqipëri nuk është raportuar, por një vajzë 22 vjecare doli pozitiv që udhëtoi në Gjermani dhe mendoj se aty ka raste por duhet të bëhet dedektimi” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy