"Pronar i Zvërnecit me letra dhe pa letra", Artur Shehu reagon për pronësinë e tokës: SPAK të hetojë!

"Pronar i Zvërnecit me letra dhe pa letra", Artur Shehu reagon për pronësinë e tokës: SPAK të hetojë!

Biznesmeni Artur Shehu ka dhënë për herë të parë versionin e tij lidhur me pronat në Zvërnec dhe bllokimin nga ana e SPAK të parave që përmes investitorëve nga Katari kanë shkuar në llogaritë e tij dhe shitësve të tjerë,

Në emisionin Opinion në Tv Klan Shehu deklaroi se jeton prej 26 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se zotëron sipërfaqe të konsiderueshme në Zvërnec, një pjesë me dokumentacion dhe një pjesë ende të pakthyer nga shteti.

“460 hektarë, madje kam dhe pa marrë akoma. Prona është blerë nga Frashëllinjtë kohë më parë, pastaj me kthimin e komisionit, me të gjitha format e shtetit, sepse unë kam kohë që kam ikur, pronar i vjetër. Do të sjellë një avokat këto ditë me letrat, të prezantojë çdolloj letre.

Nuk janë marrë akoma të gjitha. Janë 252-253 hektarë me certifikatë pronësie. Prona është e padiskutuar e Shehajve, nuk ka diskutim fare.”

Sa i përket shitjes së tokës te investitorët, ai tha se nuk ka njohje personale me ta, ndërsa tregoi edhe vlerën me të cilën është shitur prona.

“Investitorët nuk i njoh fare, kanë ndërmjetës.  E kanë blerë me 68 euro metrin katror.”

Shehu mohoi gjithashtu pretendimet se është takuar me investitorët në Aruba, duke i cilësuar këto raportime si të rreme.

“SPAK ka punën e vet, ta verifikojë. Ka të drejtën e vet, nuk kam asgjë me SPAK-un. Puna ime është të sjell letrat, të vërtetoj letrat.”

Lidhur me hetimin e SPAK, biznesmeni u shpreh se e konsideron të ligjshëm dhe të nevojshëm procesin verifikues, duke shtuar se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe do të vërë në dispozicion çdo dokument që, sipas tij, provon origjinën dhe pronësinë e ligjshme të tokave.

“Në Aruba kam qenë, shkoj dhe do shkoj sërish. Takime do bëj dhe me ty nesër në Aruba (i drejtohet moderatorit). Nuk kam bërë takime me persona që lidhen me zhvillimin e projektit.”

Emri i biznesmenit Shehu është lakuar shpeshherë në media për tjetërsim pronash në Vlorë dhe Zvërnec, megjithatë SPAK ende vijon hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy