Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në jug dhe pjesërisht në zonat qendrore por vranësira më të shpeshta dhe reshje të izoluara do të ketë në ekstremin verior të territorit.

Pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme në jug dhe pjesërisht në qendër, ndërsa vranësirat shtohen në veri dhe zonat lindore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Edhe orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ndërsa Veriu dhe zonat Lindore mbeten me reshje shiu e dëbore, kryesisht në ekstremin verior të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në të dy ekstremet termike ditore duke bërë që temperatura e mesditës të ngjiten në 15°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në ekstremin verior, me shpejtësi 50 km/h nga jugperëndimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy