Pedagogu Roland Bejko duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që Sali Berisha ka dalë nga izolimi i fortë dhe tanimë s’është në pozitat e Enver Hoxhës, por të Ramiz Alisë në raport me ndërkombëtarët.
Sipas Bejkos, Berisha nuk e largon dot Ramën me faktorin votë, pasi për largimin e kryeministrit duhet të plotësohen disa faktorë të tjerë.
Një nga këta faktorë sipas tij mund të jetë një negocim ndërkombëtar për largimin e Ramës dhe shtyrja e zgjedhjeve.
Bejko mendon se LaCivita është një mundësi e mirë për Berishën për të hyrë në oborrin e Trump-it dhe për të negociuar non gratën.
https://www.youtube.com/watch?v=6C0lAdzxTlo“Ka një problem shumë të madh, sepse në Shqipëri mund të kesh programe, por votuesi shqiptar voton për parti pa programe, si Edi Rama në zgjedhjet e 2017-ës dhe 2021-shit. Ai fitoi zgjedhjet, sepse në Shqipëri zgjedhjet fitohen me mekanizma ekstra politikë. Shumë mirë që prezantohet një program, duhet mësuar që elektorati të votojë programet, dhe jo tallavatë, spektaklet politike.
Lider si Berisha që është për të tretën apo katërt herë, qytetarëve ndoshta u pëlqejnë termat e programit social-demokrat, dhe tezat e djathta që nxisin ekonominë, por qytetari bën pyetjen pse duhet t’i besojë më Berishës, ku ka të njëjtin ekip si në 2013-ën, që e prezanton si ekip të ri në 2025-ën. Qytetarët e votuan me 1 milion vota kundër. Berisha do ishte mirë të bënte edhe një ‘mea culpa’, për t’u thënë qytetarëve që unë kam gabuar, ku problem ka qenë korrupsioni, nepotizmi, dhe përdorimi i pushtetit nga familjarë dhe bashkëpunëtor të z.Berisha. Të të votojnë për herë të 4-ët, duhet të kesh bërë një revolucion të madh brenda vetës.
Ende ka punë për programin dhe ekspertët duhet të vendosin pikat mbi i. Ekspertët duhet të nxjerrin burimin e programit. Nëse nuk vjen në termat e detajimit, programi është thjeshtë retorikë politikë. Por unë s’besoj që kontraktimi i LaCivita, ta pranojë kaq lehtë këtë gjë. Ai dhe ekipi i tij do ta kalojnë në duar programin. Më shumë se për zgjedhjet ai duket se është marrë për hallin personal të z.Berisha, non gratën. E mira do ishte që këto të shkonin paralelisht. Z.Berisha do ta negociojë heqjen e non gratës.
Ardhja e LaCivita do jetë edhe për negocim, është një mundësi për të hyrë në oborrin e Trump-it. Sot jemi në një qasje të re, Berisha s’është aq i izoluar sa Enver Hoxha, por sa Ramiz Alia, që iu lejua të shkonte në OKB, në Vjenë, iu dha mundësia të takonte presidentin Miterrand. Berisha ka filluar të dalë nga izolimi i fortë. Në krah ka edhe figura të konservatorëve anglezë dhe gjermanë. Por kjo s’mjafton për të ardhur në pushtet dhe për të siguruar një mbështetje të madhe kombëtare.
Stafi do ta udhëzojë të ndryshojë qasje ndaj SPAK-ut dhe të veshë një kostum të ri në komunikimin publik. Nëse Amerika e re do të dojë që të jetë partnere me Berishën nesër, do ta ketë të pamundur që Berisha të fitojë në këto zgjedhje, sepse s’është gati, është një parti gati e shkatërruar. Me faktorin votë Rama s’largohet dot nga pushteti. Mund ta largojë drejtësia. Rama mund të largohet përmes negocimit të ndërkombëtarëve. Ose mund ta kërkojë negocimin vet Rama për të shpëtuar veten. E treta për arsye natyrore.
Që të fitojë Berisha duhet të shtyhen zgjedhjet, ku duhet të ndërhyjë faktori ndërkombëtar, e gjithë e djathta të bashkohet. Dhe SHBA ta lehtësojë, dhe të na lërë të kuptojmë që mund të bëhet aleancë me Berishën sepse ai s’do jetë kryeministri i ardhshëm”.



