Martti Ahtisaari rezulton pozitiv me Covid-19

Martti Ahtisaari rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari ka rezultuar i prekur nga virusi Covid-19.

Lajmi është publikuar nga zyra e Presidentit të Finlandës, ku përmes një deklarate për mediat theksohet se gjendja e 82-vjeçarit paraqitet e qëndrueshme.

Ahtisaari është një politikan finlandez, Presidenti i dhjetë i Finlandës (1994–2000), fitues i Çmimit Nobel për Paqen dhe një diplomat dhe ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara.

Ahtisaari ishte i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës, e cila më vonë shpalli pavarësinë e saj.

Në tetor 2008, atij iu dha Çmimi Nobel për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe mbi më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare.

Ahtisaari ka luajtur një rol të spikatur në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe të zgjatura, përfshirë ato në Namibia, Aceh (Indonezi), Kosovë dhe Irak.

Më herët zyra e Presidentit të Republikës të Finlandës kishte raportuar për prekjen nga koronavirusi edhe të bashkëshortes së tij, zonjës Eeva Ahtisaari, të shtunën e 21 marsit./NationalPost/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy