Venecia: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, jashtëzakonisht të nxituara (VIDEO)

Venecia: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, jashtëzakonisht të nxituara (VIDEO)

Komisioni i Venecias i cilëson jashtëzakonisht të nxituara ndryshimet kushtetuese të miratuara më 5 tetor nga Parlamenti. Në opinionin paraprak që u është dërguar palëve thuhet se para miratimit të ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor duheshin bërë konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur.

Duke qenë se ka mbetur pak kohë nga zgjedhjet e 25 prillit, Komisioni i Venecias nuk rekomandon ndryshime të tjera për çështje që prekin zgjedhjet, por shton se palët duhet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato.

Lidhur me kushtetueshëmrinë e ndryshimeve, Komisioni i Venecias sqaron se “kjo duhet të jetë detyra e Gjykatës Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale”.

Lidhur me debatin për ndryshimin e formulës së koalicioneve, Komisioni i Venecias shprehet se mund të ketë ndikim vetëm në garat e ngushta elektorale.

Nuk ka gjasa që kjo të çojë në ndryshime në shpërndarjen e një numri të madh mandatesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë elektorale, ndryshime të tilla mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së vendeve në Parlament”.

Në fund të tetorit, presidenti Ilir Meta iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet kushtetuese të bëra nga Parlamenti lidhur me Kodin Zgjedhor.

REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS

Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021:

  1. Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
  2. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
  3. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
  4. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.

 


 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy