Ledia Halili: Nuk ka këngëtarë që ta mbajnë mirëfilli muzikën e tabanit, rikthehem me 7 këngë

Ledia Halili: Nuk ka këngëtarë që ta mbajnë mirëfilli muzikën e tabanit, rikthehem me 7 këngë

Këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë se mesme, Ledia Halili rikthehet pas dhjetë vitesh me një këngë të re, ndërsa thotë se janë shtatë të tilla që do të publikohen.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo u shpreh se shkëputja 10 vjeçare ka qenë edhe e bukur për shkak të krijimit të familjes dhe të bërit nënë, ku jeta i mori një rrjedhë tjetër dhe kishte nevojë për një periudhë pauze.

Në vijim shtoi se e kishte menduar rikthimin, pasi tha se sheh që në tregun tonë nuk ka këngëtarë që ta mbajnë mirëfilli muzikën e tabanit.

Drupal Ad

Kënga e mirëfilltë ashtu siç kanë qenë këngët e vjetra, vazhdojnë këndohen në mënyrë moderne, por janë po ato këngë të vjetra.

Kur rritesh në familje muzikantësh rritesh me vlera të forta. Kur kam kuptuar që jam këngëtare, babai im ka qenë në Amerikë, në ansamblin e hallës (Merita Halili).

Isha 13 vjeç, nuk më shtyu asnjeri, unë them se është gjenetike. Të gjithë këndonin këngë më komerciale, këngë të reja, por unë këndoja këngët e vjetra.

Këndoja fshehtas mos të më dëgjonte mami, se ishte ai turpi kur ti nxjerr zërin për herë të parë.

Hera e parë që kam kënduar para babit kam qenë në moshën 15-16 vjeç, por unë kisha filluar të angazhohesha në Shqipëri.

Ishte emocion, më jepnin kurajo, pse të mos e vazhdosh. Babi më ka ndihmuar, se është muzikant dhe siç ka ndihmuar hallën time, më ka ndihmuar dhe mua.

Muzikën popullore duhet ta ndjesh që t’ia transmetosh publikut. “Fol e qesh gocë Tirone”, ka dy ditë që ka dalë. E kam bërë vetë tekst dhe muzikë.

Jam shumë e lumtur që e kam sjellë këtë këngë, se ma ka ndjerë shpirti, e kam bërë kur isha në Amerikë.

Brenda vitit kam bërë shtatë këngë dhe pres që t’ia tregoj publikut avash avash. Këngët i kam projektuar për evente festive.

Për momentin nuk mendoj se do jem e përfshirë në eventin live, në momentin që jam në rritjen e fëmijëve, do i afrohem publikut me klipe, dhe më pas me një koncert, duke i mbledhur të gjithë këngët dhe rikthyer për publikun.

Në fillim më thoshin kjo imiton Meritën, por gjenin familjar nuk e zhbën dot. Në fakt këngën e fundit ua bërë surprizë.

Është i njëjti timbër dhe koloraturë dhe prandaj doja që të vij me materiale të reja që njerëzit ta mendojnë që është zëri im.

Shpresojë që përveç meje të këtë dhe këngëtarë të rinj që ofrojnë këngë shqiptare, se kur prezantohesh jashtë prezantohesh me këngë të tilla.

Im shoq dhe familja më kanë përkrahur dhe më kanë thënë që ka ardhur momenti që të rikthehesh se është gjynah ta mbash zërin në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy