Basha: Na duhet reformë e re territoriale, e duan të gjithë shqiptarët

Basha: Na duhet reformë e re territoriale, e duan të gjithë shqiptarët

Nevojë emergjente e cilësoi kreu i PD-së, Lulzim Basha, një reformë të re territoriale. Në tryezën e organizuar nga PD për këtë çështje me ekspertë të fushës, Basha tha se reforma aktuale territoriale u bë për të marrë pushtetin dhe për të vjedhur taksat e qytetarëve. Ai tha se rilindja territoriale është nevojë emergjente.

U konceptua për të marrë pushtet dhe ky është zinxhiri i së keqes, zhbërja e pushtetit vendor, i uzurpuar nga pushtetin qendror për të vjedhur taksat e qytetarëve. Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente, e duan shqiptarë nga jugu në veri. Korrupsioni po shkatërron qytetarët dhe vendin dhe nuk ka rrugë tjetër vetëm ta zhbëjmë atë nga pushteti vendor dhe një prej tyre është edhe decentralizimi real dhe t’u japësh pushtetin që u takon vetëqeverisjes vendore për t'ju shërbyer qytetarëve. Nuk jemi për kthim në sistemin e mëparshëm ishte tepër i fragmetuar, por nuk pranojmë edhe një sistem të dështuar vetëm që ka larguar shërbimin nga qytetaret vetëm që qeveria vendore  të vjedhë 430 mln euro për shërbime që nuk kryen. I detyruan bashkitë që paratë që iu kishin dhënë si grante tua merrnin mafia e inceneratorëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy