Industria e bimëve mjekësore, me humbje në fillimvit (VIDEO)

Industria e bimëve mjekësore, me humbje në fillimvit (VIDEO)

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit në 1% dhe ndërhyrjen në tregun valutor për blerjen e euros, çka po sjell forcim të monedhës evropiane ndaj lekut është vlerësuar nga industria e bimëve aromatikë-mjekësore,e cila ka pësuar humbje nga zhvelërsimi i euros.

Në një njoftim për mediat, Presidenti i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, kërkon që Banka e Shqipërisë të vazhdojë me këtë qëndrim, ndërsa shprehet se humbja që i ka ardhur kësaj industrie nga zhvlerësimi i euros, regjistrohet në 10 për qind të fitimit. Gjoka, në konferencën kombëtare të industrisë, ka shprehur idenë edhe për ngritjen e një drejtorie të posaçme për bimët mjekësore, që do të promovojë dhe nxitë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.

Sektori i bimëve-aromatiko-mjekësore ka një ndikim të madh në ekonominë shqiptare me rreth 45 milion euro eksporte në vit dhe 90 mijë individë të punësuar, kryesisht në zonat rurale duke ndikuar ndjeshëm në uljen e papunësisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy