Ka shkuar në 304 numri i viktima prej tërmetit 7.2 ballësh që goditi Haitin. Ndërsa shënohen mbi 1.800 janë plagosur.
Qytete e fshatra të tëra janë rrafshuar, ndërkohë që janë shënuar edhe postgoditje tërmeti me magnitudë deri në 5.8 të shkallës rihter.
Situata në vend është kaotike, ku Kryeministri i vendit Ariel Henry tha se, ka mobilizuar ekipet për dhënien e ndihmës.

Presidenti amerikan Joe Biden ka autorizuar një “përgjigje të menjëhershme amerikane” për të ndihmuar Haitin dhe tha se USAID do të punojë për të mbështetur përpjekjet për të “vlerësuar dëmin dhe për të ndihmuar përpjekjet për të shëruar ata që u plagosën dhe ata që tani duhet të rindërtohen”.
Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit të shtunën në mëngjes, duke rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet.
Kryeministri tha se kishte "dëme të mëdha" dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme një mujore.
Haiti është ende duke marrë veten nga një tërmet shkatërrues i vitit 2010.
Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km (7.5 milje) nga qyteti Saint-Louis du Sud, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).




