Roberta Metsola rizgjidhet presidente e PE/ Konstituohet parlamenti i ri, betohet edhe Beleri

Roberta Metsola rizgjidhet presidente e PE/ Konstituohet parlamenti i ri, betohet edhe Beleri


Roberta Metsola, pjesë e Partive Popullore Europiane, është rizgjedhur Presidente e Parlamentit Europian.

Drupal Ad

45-vjeçarja mori 562 vota, nga 623 në total në ditën e konstituimit të Parlamentit të Ri Europian ku 720 eurodeputetë të dalë nga zgjedhjet e 9 qershorit, morën mandatin e tyre.

Ajo mposhti rivalen Irene Montero, politikanen e majtë nga Spanja, e cila mori vetëm 61 vota.

Metsola çeli legjislaturën e 10-të të parlamentit europian me mesazhe përbashkuese dhe reflektimi, duke premtuar se në mandatin e dytë do të nxisë debatin dhe idetë për Europën.

Unë zotohem për udhëheqje të fortë. Kjo duhet të jetë një Dhomë që nuk mund të ketë frikë të udhëheqë dhe të ndryshojë," tha ajo, duke nderuar ish-presidentin e ndjerë David Sassoli. Unë kurrë nuk do të shmangem nga marrja e vendimeve të vështira

Ajo shpalosi edhe axhendën e saj, duke vendosur në krye agresionin rus në Ukrainë, emigracionin apo mbrojtja e të drejtave e lirive në Union.

Unë do e filloj nga rritja e përpjekjeve kufitare dhe kthimet me një qasje njerëzore për të kufizuar migracionin, për të nxitur industrinë e Evropës dhe shkurtimi i burokracisë. Për të rritur konkurrencën e bllokut, për të mbrojtur liritë civile dhe të drejtat e grave në të gjithë bllokun. Sigurisht. Lufta ruse e agresionit mbetet në krye të axhendës sonë.

Për herë të parë, në Parlamentin Europian do të jetë një eurodeputet nga Shqipëria, edhe pse u zgjodh në Greqi si përfaqësues. Fredi Beleri, mori mandatin në seancën e parë në Parlamentin Europian, pasi mori leje 5 ditë nga Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri për të udhëtuar drejt Strasburgut.

Madje ai u prit nga zëvendës Presidenti i Komisionit Europian Margaritis Skinas, i cili në një postim në rrjetet sociale tha se diskutoi me Belerin për zbatimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës për vendet kandidate për Bashkimin Europian, duke nënkuptuar Shqipërinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy