Salvini: Nuk do lejojmë që gjysma e Afrikës të zbarkojë në Itali

Salvini: Nuk do lejojmë që gjysma e Afrikës të zbarkojë në Itali

“Do t’u kërkojmë anijeve tona të Rojës Bregdetare të rrinë më afër brigjeve italiane. Në Mesdhe ka shumë vende që mund të ndërhyjnë: Afrika e Veriut, Franca, Spanja, Portugalia etj. Nuk mund të lejojmë që të na sjellin gjysmën e Afrikës në territorin italian”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në lidhje me emigracionin.

Salvini sheh si masë parandaluese ndërhyrjet për zhvillimin e Afrikës. “Pa armë, por me buzëqeshje dhe ligje, duhen ndërtuar rrugë e shkolla në Afrikë, që t’u bëhet e mundur fëmijëve të tyre të rriten në qytetërimin e tyre dhe të qetë. Po punojmë për këtë”, ka thënë Salvini para gazetarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy