Protestë para PD, Hoxha: Jemi në krizë, na duhet platformë e re  

Protestë para PD, Hoxha: Jemi në krizë, na duhet platformë e re  

Mbështetës të PD që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhje janë mbledhur sot në protestë para selisë blu.

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, tha para mediave se në PD ka krizë dhe kjo duhet pranuar nga të gjithë.

“Ftova demokratët që të ishin pjesë e dëgjesës këtu. Zgjedhjet treguan se ndodhemi në një krizë shumëplanshe në PD. Që kemi krizë këtë e tregojnë demokratët e zhgënjyer. Ne jemi në krizë dhe duhet ta pranojmë këtë”, tha ai.

Kjo është partia e lirisë dhe parti e sakrificës, është parti e cila promovoi demokracinë në Shqipëri. Ne e duam të gjithë këtë shtëpi, ndaj i ftoj të gjitha palët, hajde të ulemi dhe të shpalosim platformat tona se si të shkojmë në fitore”, shtoi ai.

Hoxha është zëri i radhës që i bashkohet kërkesës për dorëheqjen e Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Që prej së dielës janë disa emrat që kanë qarkulluar si pasues të mundëshm të Bashës në krye të PD, mes tyre edhe Agron Shehaj. Ky i fundit pati një rezultat të shkëlqyer te votat personale dhe tashmë është në pozicion të fortë për të kërkuar dhe kryesinë e PD-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy