Tri lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e së premtes në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka ndodhur në orën 4:55, në Reps të Mirditës.
Tërmeti me magnitudë 2.7 ballë dhe me një thellësi 5 kilometra është pasuar nga një tjetër lëkundje në orën 5:08.
Epiqenda e tërmetit të dytë ka qenë sërish në Reps, me magnitudë 4.2 ballë dhe me një thellësi 3 kilometra.
Një tjetër lëkundje është regjistruar sërish në të njëjtën zonë me magnitudë 2.7 ballë dhe një thellësi 2 kilometra.



