Fabjola Elezaj, modelja e “rekrutuar” nga firmat e modës në Milano: Më ndihmoi Tik Tok

Fabjola Elezaj, modelja e “rekrutuar” nga firmat e modës në Milano: Më ndihmoi Tik Tok

Modelja shkodrane 21-vjeçare, Fabjola Elezaj, tregon si u rekrutua nga “Diesel” dhe se fillesat e saj i ka në sajë Tik Tok.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se modelingu nisi nga Tik Toku, ndërsa kishte dilemë a mund të bëhej modele, apo e morën për ndjekësit që kishte.

Ajo shtoi se prej videos së saj që u bë video virale, shkoi direkt në 50 mijë ndjekës.

Në moshën 17-vjeç kur isha në gjimnaz në Shkodër, më telefonojnë të isha pjesë e një reviste, më saktë kopertina e revistës.

Unë vij nga Shkodra, nga Malësia e Madhe dhe ndihmën ma dha Tik Toku.

Nisi para pandemisë, jam një nga përdorueset e para të Tik Tok në Shqipëri.

Në Shqipëri nuk kam pasur kurrë një agjenci modelingu, kam punuar e lirë.

Janë ca momente ku unë nuk kisha libër fotosh, se nuk mund të shkoja në Milano me fotot që kisha në Shqipëri, ishin profesionale, por jo për në Milano.

Bëra foto, aplikova në katër agjenci, bëra katër takime, u pranova tek i katërti. Fati nuk të vjen tek dera, i shkon ti fatit.

Radha vazhdonte deri në rrugë, qindra vajza në radhë. Kur agjencia më tha do shkosh për casting te Moncler, ishte e pabesueshme.

Ishin qindra vajza, nuk e prisja. Janë katër casting në ditë dhe duhet t’i kapësh të gjitha. Më morën, punoj me Monclerin vazhdimisht.

Është fat i mirë që e kam këmbën 37.5, dhe Moncler këpucët që prodhon i ka të gjitha 37.5, ndërsa modelet e tjera nga që janë shumë të gjata e kanë këmbën e madhe

. U ktheva se më ngelte mendja këtej, se kam dy prindër që jetojnë vetëm. Isha bërë person tjetër, çdo ditë casting, çdo ditë punë.

Kur erdha në Shqipëri, dola në Shkodër në pedonale, thashë paskam humbur me të vërtetë.

Lidhur me një workshop-in që po organizon, Fabjola shprehet se e sheh shumë të nevojshme që në Shqipëri të ketë një frymë perëndimore nga ana e modelingut, pasi thotë se kanë anuar nga një lloj modelingu tjetër, që nuk ka lidhje me Europën.

Unë e kam prekur modelingun në Milano, dua që vajzat që duan ta ndjekin si rrugë, ta kenë informacionin e duhur se çfarë duhet të bëjnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy