
“Nuk do të tregojmë mëshirë për armiqtë”, deklaroi Presidenti iranian Ebrahim Raisi gjatë një ceremonie, duke iu referuar protestave antiqeveritare në vend.
Kështu raporton BBC Persia. Raisi i quajti protestat që nisën si kundërpërgjigje ndaj vdekjes së Mahsa Aminit një shqetësim teksa ishte në paraburgimin e policisë së moralit.
Agjencia iraniane Hrana vlerësoi sot se 507 protestues kanë humbur jetën nga 27 tetori deri më 5 janar gjatë protestave. Mendohet se janë 14 mijë- 16 mijë të burgosur.
Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i forcave të policisë iraniane konfirmoi lajmin për vrasjen e Saha Etebarit, një vajzë 12-vjeçare, e qëlluar nga agjentët e regjimit në makinën me të cilën ajo po udhëtonte me prindërit e saj në provincën e Hormozgani.



