Ish-kryeministri Berisha denoncon në rrjetet sociale atë që ai e quan “fshehje krimi” e policisë së Sarandës. Berisha i referohet mesazhit të dërguar nga një shqiptar i Maqedonisë, i cili ankohet për indiferencën e policisë në rastin e humbjes së një smartfoni.
“Çunat e krimit fshehin krimin!
Lexoni mesazhin e pushuesit dixhital ne Sarande. sb
"Ju shkruaj per nje rast qe po ndodh ne Sarande. Kusheririt tim ia kane mare celulari e llojit Samsung Galaxu S8, ne sarande.Po sa ka zbritur nga taxia ka verejtur qe nuk eka dhe ka vrapuar pas taxis e cila nuk eshte ndalur me.Djali u nis ne polici duke dhene deklaraten dhe duke ju dhene kodin EMEI permes te cilit gjendet shume shpejt vendodhja e celularit edhe nese ai eshte i shymbur (ndalur). Gati 3dite asnje levizje nga policia edhe pse ne kemi gjete lokacionin e celularit por polici nuk po vepron.Nuk dime.kujt ti drejtohemi... Me respekt per ju pushues nga Tetova-Maqedoni", shkruan ai.



