Instagram “ka zbuluar” një tjetër modele ruse.
Nina Serebrova është jashtëzakonisht aktive nëpër platformat sociale, veçanërisht në Instagram, ku poston vazhdimisht foto provokuese për ndjekësit e saj.
Nina është modele e Philip Plain Sport dhe në përshkrimin që i bën vetes thotë se veç këtij profesioni adhuron edhe motorat sportivë e shpejtësinë.
Me pasionin për shpejtësinë mbi dy rrota dhe me linjat e saj trupore, ka tërhequr vëmendjen nëpër rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.



