“Je ëngjëlli im”, “Gëzuar ditëlindjen”, “Të dua”…. një shi letrash të vogla ngjyrë rozë me shprehje dashurie surprizoi Adele dhe publikun e saj ditën e djeshme në Nashville gjatë një koncerti.
Ishte Simon Koneki, i fejuari i këngëtares britanike dhe babai i djalit të saj, që për të festuar përvjetorin e tyre të pestë donte të bëntë një dhuratë speciale dhe origjinale.
Publiku u prek e entuziazmua, ndërsa Adele, ngeli me gojë hapur. Zakonisht është ajo që i surprizon fansat e saj me koncerte që bëhen të vërtetë dhe ngjarje spektakolare. Si disa muaj më parë kur këngëtarja ftoi në skenë një çift gei ose kur këndoi së bashku me disa vajza dhe u rrëzoi atyre disa fleta të bardha me fjalët e disa të këngëve të saj.
Por këtë herë u surprizua ajo dhe pasi këndoi “Rolling in the deep” u mbulua nga mesazhet e dashurisë nga ai që fansat e saj e quajnë “i fejuari perfekt”.



