
Aktori indian Puneeth Rajkumar ka vdekur në moshën 46-vjeçare pasi pësoi arrest kardiak të premten, tha në një deklaratë Spitali Vikram në qytetin e Bangalore.
“Puneet Rajkumar, 46 vjeç është sjellë në Spitalin Vikram më datë 29.10.21 pas një infarkti. Në momentin e mbërritjes në urgjencë, pacienti nuk ka reaguar dhe ka qenë në asistoli kardiake”, thuhet në deklaratën e Spitalit Vikram.
"Megjithë ndihmën e mjekëve pacienti vazhdoi të mos reagonte. Paneli i ekspertëve mjekësorë bëri të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar atë. Ai u deklarua i vdekur në orën 14:30 (lokal)", shkruhej në deklaratë.
Rajkumar ishte një aktor, prezantues televiziv, këngëtar dhe producent i njohur për punën e tij në kinemanë kanadeze, e cila bën filma dhe televizion në gjuhën kanadeze të folur në shtetin jugperëndimor të Karnataka.
Ngushëllimet për familjen e Rajkumar nga fansat dhe politikanët kanë vërshuar në mediat sociale, mes tyre një postim në Twitter nga kryeministri indian Narendra Modi.
"Një kthesë mizore e fatit na ka rrëmbyer një aktor produktiv dhe të talentuar, Puneeth Rajkumar. Kjo nuk ishte një moshë për të ikur. Brezat e ardhshëm do ta kujtojnë atë me dashuri për veprat dhe personalitetin e tij të mrekullueshëm. Ngushëllime familjes dhe admiruesve të tij. Om Shanti ”, tha Modi.



