Shtabi i Përgjithshëm i Moskës është përgjegjës për vdekjet dhe plagosjet e dhjetëra mijëra rusëve në Ukrainë.
Kjo akuzë u hodh nga kreu i grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, në një mesazh drejtuar ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
"Do të marrin përgjegjësinë për dhjetëra mijëra të vdekur dhe të plagosur para nënave dhe foshnjave të tyre", tha Prigozhin në një video të re të publikuar disa orë pasi ai kërcënoi se do të tërhiqte njerëzit e tij më 10 maj nga Bakhmut për shkak të mungesës së municioneve.



