"Joker" bëhet baba për herë të parë

"Joker" bëhet baba për herë të parë

Ylli i filmit “Joker”, Joaquin Phoenix, dhe partnerja e tij, Rooney Mara, janë bërë prindër për herë të parë.

Megjithëse ky lajm nuk është zbuluar ende nga çifti, regjisori Victor Kossakovsky e ka konfirmuar këtë. Gjatë Festivalit të Filmit Zyrih 2020, regjisori foli për Phoenix, i cili ishte producent ekzekutiv i dokumentarit “Gunda”.

Victor zbuloi se dyshja është bërë me djalë, madje zbuloi edhe emrin e tij.

“Ai sapo është bërë baba meqë ra fjala. Ka lindur një djalë i bukur i quajtur River”, tregoi regjisori.

Emri është në nder të vëllait të ndjerë të Joaquin, River Phoenix, i cili ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare, për shkak të mbidozës.

Joaquin dhe Rooney Mara janë së bashku prej 4 vitesh, ndërsa shpallën fejesën në korrik të vitit që lamë pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy