Ambasada ruse në SHBA: Uashingtoni  dëshiron të zgjasë konfliktin

Ambasada ruse në SHBA: Uashingtoni dëshiron të zgjasë konfliktin

Autoritetet amerikane po dërgojnë armë të reja në Ukrainë, përfshirë raketat Himars, sepse duan të zgjasin konfliktin me çdo mjet.

Pas këtij vendimi qëndron dëshira e shfrenuar e Uashingtonit për të zvarritur konfliktin me çdo kusht. 

Kështu ka deklaruar ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara në lidhje me ndihmën ushtarake të dhënë Kievit nga autoritetet amerikane. 

Ndërkohë trupat ruse po përpiqen të përparojnë nga rajoni i Luganskut në vendbanimet e para të rajonit të Donetskut. Kështu ka bërë me dije në rrjetin social Facebook kreu i administratës ushtarake rajonale të Luganskut, Serhii Haidai.

Duket se pushtuesit po kryejnë ofensivën në perëndim të Luganskut, por ne po përpiqemi të frenojmë formacionet ruse përgjatë vijës së frontit.Përpjekjet për të depërtuar thellë në rajonin fqinj, përgjatë kufirit administrativ, vazhdojnë.

Ata po sulmojnë nga drejtime të ndryshme.

Aty ku është e papërshtatshme për të avancuar, ata krijojnë një ferr të vërtetë, duke bombarduar vazhdimisht zonat në horizont. Prandaj rreziku po arrin kudo, nga Kremina në Popasna. 

Natën e kaluar, trupat ruse kryen tetë sulme artilerie, tre sulme me mortaja dhe nëntë raketa.

 Në 24 orët e fundit rusët kanë pasur një sukses të lehtë dhe vazhdojnë ofensivën në perëndim të Luganskut.

Gaidai shton se deri tani nuk kanë konstatuar asnjë pauzë në operacionet e paralajmëruara nga armiku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy