Italia dhe Greqia shënojnë numër të lartë të infektuarish me Covid-19

Italia dhe Greqia shënojnë numër të lartë të infektuarish me Covid-19

Italia vijon të regjistrojë një numër të lartë të rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se janë shënuar 5, 923 raste të reja nga 175, 539 teste të realizuara, ndërsa 23 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 128, 751 viktima. Ndërkohë në kujdes intensiv ndodhen 427 pacientë . Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjithsej janë shëruar 4, 220, 924 persona. Rajoni me numrin më të lartë të rasteve ditore është Siçilia me mbi 1, 350 raste.

Ndërkohë, edhe në Greqi numri i të infektuarve numri i të infektuarve vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet greke njoftojnë se janë regjistruar 1, 948 raste me koronavirus. Në Atikë u raportuan 444 të prekur, 191 në Selanik dhe 170 në Kretë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 33 persona kanë humbur jetën, ndërsa 318 pacientë ndodhen të intubuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy