
Disa persona raportohen të zhdukur si pasojë e një përplasjeje mes dy anijeve mallrash në brigjet gjermane në Detin e Veriut.
Kjo është bërë e ditur nga shërbimet e shpëtimit detar të qytetit të Cuxhaven.
Në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth 22 kilometra në jug-perëndim të ishullit Helgoland, u mbyt anija Verity, e cila mbante flamurin britanik dhe ishte nisur drejt portit të Immingham.
Komanda Qendrore e Gjermanisë për Emergjencat Detare tha se një person ishte shpëtuar dhe po merrte trajtim mjekësor, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkonin për persona të tjerë të zhdukur.
Anija tjetër, Polesie me flamur Bahamian, mbeti në det me 22 persona në bord.



