Thaçi dekreton ligjin për Demarkacionin

Thaçi dekreton ligjin për Demarkacionin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekretoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kreu i Shtetit, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Dekretimi i Marrëveshjes së Demarkacionit u bë sot kur një delegacion i Bashkimit Evropian po qëndron në Prishtinë për të verifikuar të dhënat lidhur me liberalizimin e vizave.

Në dekret thuhet se "Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekreton “Shpalljen e Ligjit Nr.06/L-60 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të miratuar nga Kuvendit i Republikës së Kosovës, më 21.03.2018, i shqyrtuar nga Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës, me aktvendimin (rasti Nr. KO45/18, Nr. Ref. 1225/18, datë 30.04.2018), dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, më 02.05.2018”.

Ky dekret ka hyrë sot në fuqi, pas nënshkrimit të tij nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pasi-u-njoftua-se-s-ka-bere-tradhti-kombetare-thaci-dekreton-ligjin-per-demarkacionin-532407/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy