Tentativë provokimi në protestë në bulevard, aktivistët bëjnë thirrje të mos bien pre e provokimeve

Tentativë provokimi në protestë në bulevard, aktivistët bëjnë thirrje të mos bien pre e provokimeve

Gjatë protestës masive të qytetarëve në bulevardin përpara Kryeministrisë, është raportuar për një tentativë provokimi nga një person ende i paidentifikuar.

 

Gazetarja Oliverda Allmuça, në një lidhje për MCN TV, tha se një individ është futur mes turmës së protestuesve dhe ka ofenduar pjesëmarrësit, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga disa prej tyre. 

Sipas saj, personi është larguar më pas nga zona e protestës.

 

Një grup protestuesish janë vënë në ndjekje të personit që dyshohet se ka shkaktuar incidentin.

U panë qytetarë që vraponin në bulevard dhe të tjerë që i ndiqnin, por organizatorët e parandaluan me thirrje të përsëritura.

 

Në podiumin e protestës është bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë qetësinë, në mënyrë që tubimi të mos devijohet nga qëllimi i tij.

 

Pas situatës së krijuar, protesta ka vijuar normalisht, ndërsa pjesëmarrësit kanë kënduar në kor himnin kombëtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy