Betohet Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden.
Ceremonia e betimit u mbajt nga Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts.
Një ceremoni emoncionuese për familjen presidenciale Biden të cilët u panë të përlotur dhe duke u përqafuar pas betimit zyrtar i cili emëron zyrtarisht Presidentin e ri.
Menjëherë pas betimit të Biden, merr zyrtarisht detyrën edhe Kamala Harris , zëvendëspresidentja e SHBA-ve.
Ajo u betua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor.
Inaugurimi i Presidentit të SHBA-së, Biden hyn në Capitol së bashku me zonjën e parë 17:14
Joe Biden, Presidenti i ri i SHBA-ve, gjatë inaugurimit në Capitol nuk ka harruar të falenderojë bashkëshorten Jilly Biden e cila sot gjithashtu bëhet Zonja e Parë.
Biden i ka shprehur hapur dashurinë Jilly-t, duke thënë se nuk mund të ishte më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin e para.
‘’Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin tim’’, shkruan Biden.
Ndërkohë Binden shihet të hyjë në ceremoninë e inaugurimit si President në Capitol, me bashkëshorten e tij Jilly Biden duke përshëndetur të gjithë të pranishmit me dorë.
Pak para hyrjes në ambientet e brendshme të Capitol Hill, ku do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të Presidentit, çifti presidencial së bashku me nënkryetaren Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, duke përshëndetur me dorë të pranishmit dhe mbështetëisit e tyre.
Kamala Harris ka vendosur të hyjë në histori si e fenra e parë nënkryetare e Azizë Jugore e cila do të bëjë ditën e some betimin si gruaja e parë që kandidon për Presidente.



