Mblidhen sot katër komisione parlamentare! Kuvendi i njoftoi online, PD: Do jemi në salla

Mblidhen sot katër komisione parlamentare! Kuvendi i njoftoi online, PD: Do jemi në salla

Sot fillojnë punën komisionet e përhershme parlamentare. Me anë të një njoftimi për mediat, Kuvendi ka njoftuar se disa prej tyre do të zhvillohen online, por deputetët e PD që janë anëtarë të këtyre komisioneve do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit.

Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kërkuar pjesëmarrjen fizike ne komisione dhe, ne  zbatim te nenit a5 te rregullores, do të jenë të pranishëm fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Komisioni i Ligjeve, ora 10.30

Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00

Komisioni i Sigurisë, ora 11:30

Komisioni i Jashtëm, ora:13.30.

Propozimi për të mbajtur mbledhjen online ka qenë fillimisht i zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, më pas ka qenë mazhoranca që ishte pro propozimit dhe ky vendim u miratua më pas në Konferencën e Kryetarëve.

PD është kundër duke propozuar që komisionet të jenë patjetër me prezencë fizike, edhe me numër të reduktuar anëtarësh ose me certifikatë vaksinimi apo test Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy