12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 janarit!

12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 janarit!

Sot shënohen 12 vite që kur më 21 Janar 2011, katër protestues të opozitës socialiste mbetën të vrarë gjatë protestave para Kryeministrisë.

 Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë shpallur sot Dëshmorë të Atdheut.

Në gjyq përfunduan vetëm dy persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të cilët morën një dënim simbolik nga Gjykata e Apelit me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Prokuroria e Përgjithshme bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Kësaj të fundit iu deshën plot tre vite për t’u këshilluar për çështjen. Pas tre viteve, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit.

Më 5 dhjetor 2012, familjarët e viktimave të 21 Janarit iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me një kërkesë për konstatimin e shkeljes së procedurave të gjykimit të dosjes së 21 Janarit nga gjykatat shqiptare.

Ata kërkuan akuzuan gjithashtu gjykatat shqiptare për gjykim të njëanshëm. Gjykata konstatoi shkeljen e të drejtave në gjykim, vendosi dëmshpërblimin e familjarëve dhe pranoi deklaratën e qeverisë për të rihapur çështjen. “Gjithashtu, Qeveria ndërmerr hapa të rihapë procedimet penale vendëse në këtë çështje për të përfshirë të afërmit e viktimës në këto procedime”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite, vrasjet e protestuesve të Partisë Socialiste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët në atë kohë ishin në opozitë, nuk janë zbardhur të plota dhe familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy