Kosova ndalon importin e mishit të derrit nga Hungaria

Kosova ndalon importin e mishit të derrit nga Hungaria

Mishi i importuar nga Hungaria është një shqetësim i ri në Kosovë. Pak javë pas zbulimit të skandalit të mishit të prishur nga Belgjika, konsumatorët në Kosovë tani po rrezikohen nga mishi i importuar nga Hungaria.

Më parë, Serbia është njoftuar nga Hungaria për përhapjen e sëmundjes se ashtuquajtur “Murtaja Afrikane” dhe me të marrë lajmin ka ndaluar importin e mishti nga ky shtet.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarinë, Lamir Thaçi, i ka thënë lajmi.net se Kosova ka nxjerrë vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit të mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Hungaria.

 “Masa e ndalesës është marrë menjëherë pas njoftimit për paraqitje të sëmundjes Murtaja Afrikane. Masa e ndalesës do të jetë në fuqi deri në një vendim të ri”, është shprehur ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy