Rama: Aeroporti i Kukësit gati vitin tjetër

Rama: Aeroporti i Kukësit gati vitin tjetër

Kryeministri Rama premtoi të premten se Aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet vitin e ardhshëm.

një postim në Facebook, Rama ndau disa rendera të aeroportit të ri dhe premtoi se fluturimi i parë do të jetë me pasagjerë të përzgjedhur nga ata që e kanë përqeshur projektin e aeroportit në faqen e kryeministrit:

“[…]vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra.”

Aeroporti i Kukësit i është dhënë me koncesion për 35 vjet bashkimit të kompanive Bami shpk dhe Global Technical Mechanics shpk, dy kompani pa eksperienca të mëparshme në fusha të ngjashme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy