Ministria e Brendshme synon përzgjedhjen e një numri të caktuar ekspertësh, që do t’i vijnë në ndihmë në aspekte të ndryshme të punës. Ministria synon të identifikojë kandidatë të përshtatshëm dhe të ngrejë Grupe Ekspertësh, të cilët do të asistojnë Ministrinë dhe institucionet në varësi në përmbushjen me efiçensë dhe cilësi të misionit dhe detyrave të tyre. Përzgjedhja e ekspertëve në fusha të ndryshme nuk ka për qëllim plotësimin e ndonjë vendio vacant, por hartimin e një liste merash, të cilëve ministria do t’u drejtohet për konsulencë sa hërë të paraqitet nevoja. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se kandidatët duhet të kenë njohuri dhe përvojë të posaçme në fushat e përcaktuara dhe të jenë në gjendje të demonstrojnë një shkallë të lartë integriteti dhe etike profesionale.
Lista përfundimtare e ekspertëve që do të bëhet publike nga Ministria e Brendshme do të përmbajë emrat e të gjithë atyre kandidatëve, të cilët mund të ftohen të shërbejnë si konsulentë apo ekspertë me kohë të shkurtër apo të mesme për:
· kryerjen e hulumtimeve, monitorimeve dhe analizave të pavarura;
· hartimin e raporteve të ndryshme dhe prezantimin e gjetjeve të tyre;
· përpilimin e rekomandimeve të posaçme drejtuar titullarëve;
· rishikimin e legjislacionit dhe ofrimin e shërbimeve këshillimore për përafrimin e tij me atë të BE-së;
· aplikimin, zbatimin, monitorimin dhe raportimin mbi programe të financuar nga Komisioni Europian dhe donatorë të ndryshëm;
· ofrimin e trajnimeve për punonjësit e strukturave nën varësi;
· realizimin dhe mbështetjen e fushatave të ndërgjegjësimit publik;
· përkthimin/interpretimin cilësor;
· asistimin për organizimin e konferencave, takimeve dhe vizitave të ndryshme;
· detyra të tjera sipas nevojave që mund të shfaqen.
Kontratat e shërbimit ndaj ekspertëve të jashtëm do të ofrohen në pëputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, sipas nevojave të posaçme të Minstrisë dhe në bashkëpunim me organizatat dhe donatorët ndërkombëtarë. Shërbimet e kërkuara mund të ofrohen në mënyrë të pavarur ose në grup, sipas nevojës. Sidoqoftë, kualifikimi për në listën përfundimtare të bërë publike nuk përbën garanci apo ofertë punësimi.
Fushat e ekspertizës:
- Siguria e jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit
- Rendi publik
- Parandalimi, zbulimi dhe hetimi i krimeve
- Policimi në komunitet
- Etika dhe integriteti në Polici
- Siguria rrugore
- Mbrojtja dhe menaxhimi i integruar i i kufijve
- Trafiqet e paligjshme (njerëzve, drogave, armëve, etj)
- Kontrabanda e migrantëve
- Krimi i organizuar
- Korrupsioni dhe krimi ekonomik-financiar
- Pastrimi i parave
- Krimi kompjuterik
- Radikalizmi dhe Ekstremizmi Dhunshëm
- Azili
- Asistenca ndaj viktimave të krimit, trafikimit dhe dhunës në familje
- Sistemet e informacionit dhe teknologjisë
- Ekonomi/Financë
- Prokurime



