
Të përjetosh emocionet duke prekur nga afër ambientet ku janë luajtur shfaqet tuaja të preferuara. Disa nga shtëpitë ku janë luajtur filma dhe shfaqje televizive mund të merren me qera nga secili prej nesh. Faqet që ofrojnë shtëpi me qera si Airbnb dhe Vrbo janë plot me pasuri të paluajtshme të llojeve nga më të ndryshmet nga kështjellat e mëdha te shtëpitë e vogla.
Sidoqoftë, disa lista janë unike, sepse janë shtëpitë ku janë luajtur filmat dhe shfaqjet tuaja televizive të preferuara. Po ju paraqesim tetë shtëpi që mund të merrni me qira nga filmat dhe shfaqjet tuaja të preferuara televizive:
Shtëpinë e Bella Swan nga filmi "Twilight"
Shtëpia e viteve 1930 në të vërtetë nuk ndodhet në Forks, Uashington, gjendet në qytetin e çuditshëm të Shën Helens, Oregon, i cili është afër Portlandit. Shtëpia me pesë dhoma gjumi, e cila kushton 284 dollarë për natë me qira, ka ende shumë detaje që fansat mund të shohin në film, gjendet akoma shtrati i Bellas deri te shampoja e saj që mund të përdorin edhe mysafirët.
Një vizitore në Airbnb shkroi: "Ku të filloj ... ata që janë adhurues të mëdhenj të “Tëilight” e kuptojnë përjetimin e të qëndruarit në atë shtëpi, "Saktësia e gjithçkaje në shtëpi është e mahnitshme. Detajet e vogla që ata vendosin në secilën dhomë, komoditeti dhe ngrohtësia e ambjenteve, ripërjetimi i skenave të filmit, vizita në vendet lokale në qendër të qytetit, ku disa njerëz vendas mund t'ju tregojnë se ku janë vendxhirimet e tjera të filmit. Ishte një përvojë argëtuese për mua dhe motrat e mia aq sa nuk mund të shpreh dot me fjalë.
Adhuruesit e "Avengers Endgame" mund të qëndrojnë në kabinën e Tony Stark. Skena e varrimit u filmua gjithashtu në kabinën buzë liqenit të Tony Stark. Kabina, kushton 800 dollarë për natë me qira. Kabina ka tre dhoma gjumi dhe tre banjo. Ndodhet në Fairburn, Georgia, dhe është 20-minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Atlantës.
"Ishte përtej të mahnitshmes të qëndroje në kabinën e Tony Stark," shkroi një visitor në Airbnb. "Të shikosh 'Endgame' nga brënda dhe të dilje në zonën ku kanë qëndruar ekzaktësisht Avengers ishte e pabesueshme. Prona ka shumë vende të tjera ku është xhiruar për filmin. Ne ishim të lirë për të endur në pronë dhe për të eksploruar."
Fansat e "The Bachelorette" mund ta njohin këtë mulli me erë si vendin ku Hannah Broën dhe Peter Ëeber patën takimin e tyre romantik.
E vendosur në Nikithianos, Greqi, në përshkrimin që i bëhet nuk përmendet që ngjarjet e filmit janë zhvilluar këtu, por disa adhurues që nuk u shpëtojnë detajet, zbuluan se është i njëjti mulli me erë ku të dy personazhet kaluan takimin e tyre të fundit romantik dhe famëkeqe. Mulliri me erë kushton vetëm 71 dollarë për natë me qira. Përvec dhomës së rehatshme ndodhet dhe një banjo dhe kuzhinë aty pranë.
"Një përvojë e mahnitshme! Ishte kaq komod dhe i rehatshëm. Shtrati dhe jastëkët ishin aq të butë. Dekori ishte kaq i lezetshëm. Ballkoni është perfekt nën shoqërinë e një gote vere dhe shikimin e perëndimit të diellit. Njerëzit ishin shumë komunikues dhe e gjithë përvoja ishte një eksperiencë që nuk do ta harrojmë kurrë ", shkruan një visitor.
Fansat e "The Fresh Prince of Bel-Air" shoë mundet gjithashtu të shijojnë qëndrimin në rezidencën ku janë xhiruar skenat.
Vizitorët do të kenë akses në njërin krah të pallatit "The Fresh Prince of Bel-Air", i cili përfshin një dhomë gjumi, banjo, zonë pranë pishinës dhe dhomën së ngrënies. Rezidenca është zbukuruar me kujtime nga "Fresh Prince", grafite të guximshme dhe sende nga xhirimet. Shtëpia "Fresh Prince of Bel-Air" është në dispozicion vetëm për pesë netë në Tetor. Një natë kushton vetëm 30 dollarë, duke e bërë "qëndrimin" sa të përballueshëm, aq edhe të paharrueshëm.
Kjo vilë në Albion, Californi, u paraqit në disa nga pamjet e jashtme në "Murder she ërote".
Përveç lidhjeve të saj me shfaqjen ikonike në TV, kjo vilë ka një histori të gjatë. Sipas listës së Airbnb, shtëpia është trashëguar nga e njëjta familje që nga viti 1908, dhe pronarët janë kujdesur shumë për ta mbajtur vilën origjinale të epokës. Shtëpia komode mund të merret me qira për 173 dollarë në natë. Brenda, të ftuarit do të gjejnë trashëgimi familjare, art dhe orendi antike. Shtëpia është e vendosur vetëm disa minuta larg Oqeanit Paqësor.
"Kaq shumë entitet. Ka kaq shumë histori në këtë vilë të vogël. Një përvojë krejtësisht e këndshme dhe unike." shkroi një vizitueses.
Adhuruesit e shfaqjes hit "Fixer Upper" mund të jenë entuziast për të mësuar se mund të merrni me qira shtëpinë ikonike "Barndominum".
I vendosur në 16 hektarë tokë, "Barndominium" ishte ylli i një prej episodeve më të njohura të shoë-it televiziv "Fixer Upper". Dikur një hambar i vërtetë kuajsh, falë punës magjike të Chip dhe Joanna Gaines u shndërrua në një strukturë në një vendbanim funksional, modern. Shtëpia, e cila kushton 856 dollarë për natë me qira, ka pesë dhoma gjumi, dy banjo. Shtëpia gjithashtu ka një hapësirë të madhe për të qëndruar jashtë me miqtë. Prona kalon përgjatë një liqeni. Fixer Upper "Barndominum" ka një numër detajesh që fansat mund të njohin nga shfaqja.
Tifozët e "RHOBH" ‘Real Houseëives of Beverly Hills’ mund ta njohin shtëpinë, por gjithashtu vendin ku këngëtari Joe Jonas dhe Sophie Turner mbajtën festën e tyre të dasmës pas ceremonisë së tyre në Las Vegas.
Prona e ngjashme me një kështjellë, ka nëntë dhoma gjumi, nëntë banjo. Sidoqoftë, kjo hapësirë e madhe kushton 3,775 dollarë për natë.
Shtëpia është restauruar për të pasqyruar shekullin e 18-të dhe përmban mobilje dhe art evropian.
Përveç dhomave të gjumit dhe banjove të shumta, mysafirët gjithashtu mund të shijojnë tre dhoma pritjeje, një bibliotekë, një dhomë të madhe zyrtare ngrënieje që strehon deri në 20 persona, dhe një dhomë ngrënie dhe kuzhinë informale të madhe, të kombinuar.



