
Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij në fshatin Qamicë në Dimal.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në trupin e viktimës së identifikuar me inicialet V.N, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, nuk janë gjetur shenja dhunë apo dëmtime të tjera. Dyshohet se 63-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021.”, shkruan ndër të tjera policia.



