20 civilë, mes tyre dy fëmijë humbën jetë gjatë një sulmi ajror në një zonë të banuar Khartoum mëngjesin e kësaj të diele.
Lajmin e kanë konfirmuar për mediat ndërkombëtare banorë të zonës dhe aktivistët.
5000 të vdekur janë regjistruar deri më tani nga lufta që shpërtheu në Sudan më 15 prill midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhane, dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (FSR), gjeneral Mohamed Hamdane Daglo.



