Pas takimit kokë më kokë, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe ai shqiptar, Bujar Nishani, dhanë një konferencë për shtyp. Pyetjes së gazetares shqiptare, Jonela Sagajeva, rreth marrëdhënieve me shqiptarët, Presidenti turik iu përgjigj se ai është rritur me shqiptarët dhe janë integruar me njëri-tjetrin. Gazetarja ka deklaruar më pas se stërgjyshi i saj ka rënë dëshmor në luftën e Çanakalasë dhe pas kësaj, Presidenti Ergogan e ka duartrokitur.



