
Qeveria britanike vendos të bëjë transparencë në parajsat fiskale që ndodhen në ishujt e administruar prej saj. Me një projektligj, qeveria i detyron territoret jashtë shtetit për të bërë publikë pronarët e të gjitha kompanive të tyre të regjistruara deri në fund të vitit 2020. Ndërhyrja e Mbretërisë së Bashkuar shihet si një fitore e madhe në luftën kundër evazionit dhe pastrimit të parave.



