Sejamini: Sëmundja e bashkëshortes së Tahirit është e sajuar

Sejamini: Sëmundja e bashkëshortes së Tahirit është e sajuar

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, u shpreh se sëmundja e bashkëshortes së Saimir Tahirit e cila ishte dhe arsyeja e lirimit të ish-ministrit të Brendshëm, lë vend për spekulime pasi nuk është bërë një specifikim i saj.

Sejamini tha se duke e parë situatën si qytetar mendon se kjo është një sëmundje e sajuar.

Deklarata e ambasadores amerikane pas lirimit të Saimir Tahirit është një deklaratë që tregon një dëshpërim. Ajo kupton që është përdorur dhe në 4 vite të mandatit të saj ajo ka thënë që reforma në drejtësi po ecën dhe tashmë vjen me një deklaratë tjetër. Deklarata është për Edi Ramën, e dyta krahason drejtësinë e sotme me atë të vjetrën. Praktikisht ajo thotë se drejtësia është e njëjtë.

Çështja Tahiri është simbolike, ai është akuzuar nga dy ish prokurorë. Dy prokurorët që nisën hetimin ndaj Tahirit, Vettingu i rrëzojë.  Reforma në drejtësi na solli ata gjykatës që ndëshkojnë politikanët. Gjithë këta të reformuar ranë dakord që Tahiri të dalë nga burgu. Lidhur me sëmundjen e bashkëshortes së tij e cila ishte dhe arsyeja e lirimit të tij, për sa kohë nuk është dhënë një specifikim, unë mendoj që kjo është një sëmundje e sajuar. Për mua si qytetarë. Pa u bërë specifikim i sëmundjes së saj kjo është shumë e spekulueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy