Në Vlorë, një grup qytetarësh u mblodhën për të kundërshtuar ndryshimet që po i bëhen Sheshit të Flamurit në kuadër të rikonstruksionit. Ata thonë se sheshit po i cenohet identiteti historik dhe kërkojnë rikthimin e katër topave simbolikë, të cilët dikur përfaqësonin katër vilajetet shqiptare.
