Hidhet në erë një makinë në Durrës, ngjarja në Shkozet

Hidhet në erë një makinë në Durrës, ngjarja në Shkozet

Një makinë është hedhur gjatë ditës së sotme në zonën e Shkozetit në Durrës, dyshohet me lëndë plasëse.

Policia njoftoi se rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet - Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi Aldi Mustafa, 37 vjeç, i vetëm në automjet, në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.  

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy