
Pyetja se a ekziston bota e përtejme ka përgjigje varësisht nga besimet.
Sara Kokvelaj, një ‘goth girl’ thotë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se parasë gjithash nuk beson se ka shpirtra demoniak, pavarësisht se ajo e feston festën e Hallowen.
Ajo solli edhe eksperiencën e të shfaqurit të një vajze në dhomën e saj, por që nuk kishte frikë nga ajo.
Unë e kam festuar gjithmonë hallowen dhe nuk më ka ndodh te shoh shpirta demoniak dhe nuk kam qenë asnjëherë në kontakt.
Nuk e besoj se duke festuar atë festë mund të tërheqësh në botën e përtejme, të tërheqin shpirtra demoniak.
Kam pasur një fragment të vogël dikur kur isha më e vogël, në dhomën time më shfaqej një vajzë në kohën kur po mësoja në tavoline. Afër krevatit të dhomës sime, gjithmonë ajo më shfaqej ulur, me kokë ulur dhe e mërzitur. Por çuditërisht nuk është se kisha frikë nga ajo, në fillim po, por më pas jo, derisa u zhduk dhe nuk më doli më.
Duke qenë se unë shoh filma horror, filma me ekzorcizma, kam parë filma dokumentar që shumica e njerëzve dominohen nga demonët. Ata që dominohen janë kryesisht besimtarë.



