Re të zeza tymi kanë përfshirë Leamington Spa në Britani, pasi u raportua për një shpërthim në një zonë industriale
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes në të cilat duket një zjarr i madh dhe re të zeza tymi.

Autoritetet kanë këshilluar banorët të qëndrojnë brenda në banesat e tyre, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.




