Rakipi: Rama bën llogari cinike për pandeminë, Ballkani ka tjetër ritëm në krahasim me vendet perëndimore

Rakipi: Rama bën llogari cinike për pandeminë, Ballkani ka tjetër ritëm në krahasim me vendet perëndimore

Analisti Ylli Rakipi e cilëson të paturpshme deklaratën e kryeministrit Rama për pojeksionet e vdekjeve nga koronavirusi në rast të mosmarrjes së masave kufizuese. Në emisionin “Në Fokus” në TvT, Rakipi tha se një deklaratë e tillë është cinike, pasi Ballkani ka tjetër ritëm nga vendet me numrin më të madh të viktimave, me të cilat zgjedh kryeministri ta krahasojë Shqipërinë.

Edi Rama është njeriu më i paturpshëm dhe i pacipë që nga qeveria e vitit 1912. Suedia nuk ka bërë karantinë dhe ka 119 të vdekur. Tani ky merr vendet që kanë numrin më të madh te vdekjeve. Rajoni ynë këtë ritëm ka. Ai bën llogaritë për Shqipërinë dhe thotë kam shpëtuar mbi pothuajse 18 mijë shqiptarë. Është cinike, është turp të deklarosh këtë. Sa të vdekur ka në Kosovë e Serbi? Në vend që të merret me problemet, se ka paguar disa njerëz që nuk kanë bukë, por biznesin e ka çuar drejt bankave. Këto do jemi, do ta shohim ku do ta çoojë ky koronavirus Edi Ramën”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy