Aktori Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Aktori Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Aktori britanik Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe veprime të pahijshme, njoftoi policia e Londrës në një deklaratë për mediat të premten më 4 prill.

Akuzat kundër ish-prezantuesit provokues, i cili u bë një ndikues kundër vaksinave dhe teoricien konspirativ në rrjetet sociale, kanë të bëjnë me akte që dyshohet se janë kryer nga viti 1995 deri në 2005 me katër gra.

Në një video të re të postuar në rrjetin social X këtë pasdite, Brand tha: “Ajo që nuk kam qenë kurrë, ishte një përdhunues. Unë kurrë nuk jam angazhuar në aktivitete jo-konsensuale.”

Aktori 49-vjeçar, i cili ka qenë i martuar me këngëtaren amerikane Katy Perry, u mor në pyetje në nëntor 2023 nga policia, por i mohoi këto akuza.

Brand do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në Londër të premten më 2 maj.

Disa kompani dhe organizata bamirëse kanë ndërprerë lidhjet me prezantuesin me komedianin britanik, direkt pas këtyre zbulimeve.

Ngjarjet për të cilat akuzohet

-Në vitin 1999 një grua u përdhunua në zonën e Bournemouth.

-Në vitin 2001 një grua u sulmua në mënyrë të pahijshme në zonën Westminster të Londrës.

-Në vitin 2004 një grua u përdhunua në rrugë orale dhe u sulmua seksualisht në zonën Westminster të Londrës.

-Midis 2004 dhe 2005, një grua u sulmua seksualisht në zonën Westminster të Londrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy