Blushi: Rama, bllokuesi kryesor i integrimit europian, faqeziu i kufijve të Kosovës

Blushi: Rama, bllokuesi kryesor i integrimit europian, faqeziu i kufijve të Kosovës

Partia e Lirisë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së mëhershme të kryeministrit Edi Rama.

 Përmes një reagimi në Facebook, Blushi shkruan se Rama është bllokuesi kryesor i integrimit të vendit në BE dhe faqeziu i kufijve të Kosovës.

Ai shton se bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin dhe se koha e Llogaridhënies po afron!

 Blushi shprehet gjithashtu se tezat që Rama prezantoi në KiE, janë të gatuara në Serbi.

 Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

 “Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.

Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e genocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm!

Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin.

Koha e Llogaridhënies po afron!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy