LSI mbledh ambasadorët: Mbështetësit tanë po përndiqen politikisht

LSI mbledh ambasadorët: Mbështetësit tanë po përndiqen politikisht

Një përfaqësi e LSI-së ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe vëzhguesit e zgjedhjeve të 25 qershorit. Në një prononcim për mediat në drekë, Luan Rama i LSI-së tha se i ka vënë në dijeni ambasadorët për atë që ai e quajti spastrim i administratës publike.

Nënkryetari i LSI-së tha se policia është fokusuar te përndjekja politike, duke lënë pasdore luftën ndaj grupeve kriminale.

“Gestapo politike që përndjek punonjësit e administratës publike. Shpërdorim i policisë së Shtetit, e fokusuar te përndjekja politike, ka lënë jashtë vëmendjes grupe kriminale, njerëz me precedentë penalë”, tha ai. 

Luan Rama tha më tej se ka marrë mbështetjen e ambasadorëve për vendimin e KQZ-së, të cilin ai e cilësoi të padrejtë.

“Një çështje tjetër ku gjetëm mbështetje është edhe vendimi i KQZ-së për numëruesin, që i takonte LSI-së, për të mos u hedhur në short me një parti tjetër”, tha ai.

Në fund, ai u shpreh se qëndrimet e drejtuesve të caktuar të strukturave shtetërore shprehin vetëm frikën dhe pasigurinë në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit.

“Frika dhe e gjithë pasiguria e tyre reflektohet me këto qëndrime. Pavarësisht kësaj, qytetarët shqiptarë e dinë ku qëndron e keqja dhe ne i ftojmë në shesh nesër në orën 19:00 për ta ndarë Shqipërinë e marrë peng nga oligarkia dhe për të marrë fund Shqipëria e kanabisit dhe klientelës kanabiste që kot mendon se me paratë e drogës mund të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy