Audi “fluturon” në mes të Vlorës, tre të rinjtë ishin të dehur (FOTO)

Audi “fluturon” në mes të Vlorës, tre të rinjtë ishin të dehur (FOTO)

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen në qytetin e Vlorës. Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin është përplasur me një mur në zonën pranë xhamisë të qytetit bregdetar.

Të rinjtë me inicialet M.D, 24 vjeç, R.L, 26 vjeç dhe B.Z, 28 vjeç, kanë pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe kokë. Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli i parë që i është ushtruar të rinjve, rezulton se ata kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por dyshohet se shkak i aksidentit është bërë gjendja e dehur e tre të rinjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy